Ulja e papritur e temperaturave, sot më 2 tetor, ka bërë që në disa zona malore të vendit të bien reshje dëbore.

Reshje bore kanë rënë në qarkun e Lezhës, të Kukësit, por edhe të Shkodrës.

Korrespondentja e Klan News, Emi Kalaja, raporton se në aksin Bogë-Theth (Loti 2) kanë filluar reshjet e para të borës, por me intensitet të ulët.

Momentalisht nuk ka probleme, por mjetet janë të gatishmëri dhe punonjësit po monitorojnë me kujdes aksin rrugor.

/tvklan.al