Ulja e tatimit për fitimin nga 15 në 5 përqind për bizneset me xhiro vjetore deri në 14 milionë Lekë Kryeministri mendon se nxit shtrirjen e këtyre sipërmarrjeve vogla në rrjete më të gjera.

Gjatë vizitës në një furrë buke që ka përfituar nga kjo nismë që ka nisur të zbatohet nga 1 Janari, Rama vlerëson inisiativën e pronarit 24-vjeçar që ka të punësuar në këtë biznes 12 punonjës.

“Bravo! Transformim fantastik. Kjo ulje takse do ketë impakt të madh te kjo lloj fashe, se është fasha më interesante e biznesit se është midis të voglit dhe të madhit dhe është zona ku bëhen edhe novacionet, ku bëhen gjërat më speciale, se, me kaq pak sipërfaqe, me kaq pak punonjës, të kesh 10 mijë Dollarë xhiro nuk është gjë e vogël”.

Ndërsa në bashkëbisedim me një tjetër sipërmarrës, Rama vlerëson mundësinë që jep ulja e tatimit mbi fitimin për rritjen e punësimit por dhe pagave të të punësuarve në këto biznese.

Të dhënat e Ministrisë së Financave flasin për afro 91% të bizneseve në Shqipëri që nga 1 Janari kanë taksën nga 0 – 5%.

Tv Klan