Një qytetare i është drejtuar emisionit “Stop”, për të denoncuar një rast të vjedhjes së ullinjve në tokën që sipas saj, i përket trashëgimisë së familjes dhe është toka e stërgjyshit të saj.
Ajo pretendon se komshiu i ka hyrë në ullishte dhe ka mbledhur ullinjtë pa lejen e saj. Ngjarja është dokumentuar përmes kamerave, të cilat kanë filmuar momentin kur personi shfaqet duke vjelë ullinjtë.
Pamjet flagrante bëhen prova e denoncimit, ndërsa qytetarja kërkon të marrë fund kjo situatë dhe të respektohet prona e familjes së saj.
Banorët e lagjes Kushtrimi në Vlorë denoncojnë gjendjen skandaloze të rrugës “Shtjefni Gjevoci”, e cila prej 35 vitesh nuk njeh ndërhyrje dhe asnjë institucion nuk u ka dhënë zgjidhje.
Sa herë bie shi, rruga mbulohet nga balta dhe uji, duke e bërë të pamundur kalimin. Situata bëhet veçanërisht problematike për fëmijët, të cilët nuk arrijnë të shkojnë në shkollë.
/tvklan.al












Botërori 2026 