Balluku: Vënia në përdorim shfryn një pjesë të trafikut

Në pjesën verilindore të Unazës së Madhe të kryeqytetit janë kryer më shumë se gjysma e punimeve, ndërsa tërësisht vepra përfundon në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

Segmenti 2.38 kilometra i gjatë që është vazhdim i aksit të parë të përfunduar pranë TEG dhe vazhdon deri te fusha e felikopterëve në Farkë, do të mundësojë lidhjen e me pjesën tjetër të Unazës në Shkozë, duke çuar në shfryrjen e trafikut të kryeqytetit.

“Për ne është shumë i rëndësishëm afati i dorëzimit. Qytetarët tashmë duhet që të marrin këtë vepër infrastrukturore dhe duhet ta përdorin atë, pasi është shumë e rëndësishme për kryeqytetin. Ne presim që në përfundim të të gjitha loteve, Tirana të lehtësohet nga trafiku i rënduar për shkak të rritjes demografike që kryeqyteti ka”.

Projekti ka pasur disa problematika në rrëshqitje, zgjidhjet teknike të të cilave do të miratohen së shpejti nga Autoriteti Rrugor.

Punimet në këtë kantier kanë hasur problematika me dorëzimin e dokumentacionit të plotë të shpronësimeve nga ana e banoreve, ku së fundi është miratuar fondi për kompensimin e 60 familjeve, ndërsa projekti ka ndryshuar për t’u përshtatur me pjesën urbane të tij, në shërbim të qytetarëve që banojnë në këtë zonë.

Tv Klan