Interi ka prezantuar fanellën e re të shumëpritur për sezonin 2024/25. Risia është rikthimi i stemës trengjyrëshe në bluzën që është e destinuar të bëhet ikonë.

Për herë të parë, i pranishëm është edhe ylli i dytë. Një fanellë që ka nga ata që mund ta pëlqejnë, por edhe nga ata që mund të mos ju ngjisë por e sigurt që do të shkaktojë diskutim.

Dizajni është frymëzuar nga qyteti i Milanos ku bashkohen shiritat vertikal me ato diagonal. E pranishme edhe stema e klubit, që rikthehet të jetë në qendër.

Ekipi do të luajë për herë të parë me uniformën e re më 27 Korrik në miqësoren ndaj Las Palmasit.

Klan News