Michael Carrick do të vazhdojë të jetë trajneri i Manchester United të paktën deri në ndeshjen e radhës kundër Chelsea, pas një vendimi të marrë nga drejtuesit e klubit.

Vendimi u mor pas një diskutimi mes bashkëpronarëve Jim Ratcliffe, Avram dhe Joel Glazer, si dhe drejtuesve Omar Berrada e Jason Wilcox, të cilët vlerësuan situatën pas disfatës 3-0 ndaj Bournemouth.

Një nga arsyet kryesore të kësaj shtyrjeje është kostoja e lartë financiare që do të sillte shkarkimi i trajnerit dhe stafi i tij për t’u zëvendësuar nga alternativa si Eddie Howe. Buxheti i klubit anglez është i kufizuar për shkak të borxhit të trashëguar prej 600 milionë paundësh dhe 30 milionë paundëve të shpenzuara së fundmi për shkarkimet e Erik ten Hag dhe Ruben Amorim.

Përtej anës ekonomike, drejtuesit nuk kanë një qëndrim të unifikuar për pasardhësin, teksa në listë ndodhen edhe Julian Nagelsmann me Antonio Conte. Për të menaxhuar situatën, Carrick ka zhvilluar një mbledhje pa praninë e bordit, vetëm me lojtarët dhe stafin e tij, për të rikthyer bashkimin në dhomat e zhveshjes.

Tani e gjithë vëmendja kalon te sfida ndaj Chelsea dhe te vendimi i trajnerit për kapitenin Bruno Fernandes, i cili u la jashtë formacionit pas kritikave publike që bëri ndaj taktikave në sfidën me Como.

/tvklan.al