Lioni do të presë Mançester Junajtid në çerekfinalen e parë të Ligës së Europës. Për trajnerin Paulo Fonseka, kjo përballje duhet të fitohet, ndërsa presioni është te rivalët.

“Ne e dimë se është një ndeshje shumբ e rëndësishme për Manchester United , por gjithashtu është një sfidë me rëndësi për ne. ndoshta është më vendimtare për Junajtid, sepse është mundësia e tyre e vetme për të arritur Ligën e Kampioneeve sezonin e ardhshëm. Kurse ne, kemi dy mundësi, por presim një Mançester Junajtid të fortë dhe jemi përgatitur me idenë që kundër do të kemi Junatid në versionin më të mire”, Paulo Fonseca.

Sezoni 2024/2025 është më negative për “Djajtë e kuq” në Premier League, ku ata pozicionohen në vend të 13 në renditje dhe fitimi i Ligës së Europës do t’i jepte mundësinë që të garonin në vitin e ardhshëm futbollistik në Ligën e Kampioneve.

Trajneri Ruben Amorim edhe pse vlerëson rivalin, shprehet se skuadra e tij mund ta kalojë këtë test të vështirë.

Sfida të tjera të së enjtes do të jenë Totenhem-Eintraht Frankfurt, me teknikun e “Spërsave” nën presion për shkak të paraqitjes jo të mirë të ekipit në kampionat. Autsraliani duhet të udhëheqë skuadrën drejt fitores së kompeticionit, që të ketë të siguruar vendin e teknikut për në vazhdim.

Bodo Glimt do të presë Lacion, ndërsa Rangers i Nedim Bajramit do të ndeshet në Gllasgou me Athletik Bilbaon.

Klan News