Manchester United dhe Liverpool do të përballen në “Old Trafford” pasditen e së dielës në një ndeshje të madhe të Premier League.

“Djajtë e kuq” janë të etur për t’u rikthyer te sukseset pas një jave demoralizuese në të cilën ata humbën pesë pikë në kohën shtesë.

United ka humbur vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit në “Old Trafford” dhe do të kërkojë të prishë planet për titull të të kuqve, ndërsa deri në fund të sezonit kanë ngelur edhe vetëm tetë javë.

Trajneri Erik ten Hag tha se humbja me Çelsin duhet lënë pas, e ndaj Liverpulit synohet suksesi.

“Duhet të rikuperohemi shumë shpejt! Të marrim energji, por do të jemi të çmendur dhe të zemëruar dhe kështu mund të merret shumë energji. Kjo është mënyra se si ne duhet ta bëjmë këtë. Do të jetë e vështirë! Por ne do të vazhdojmë të luftojmë. Ekipi ynë ka karakter. Jam i sigurt se do të luftojnë fort kundër Liverpool.”

Skuadra e Jurgen Klopp po kërkon të fitojë titullin e parë të Premier League në katër vite dhe synon të ndalojë kampionët në fuqi të Manchester City që të bëhet ekipi i parë në histori që të fitojnë 4 tituj radhazi.

Liverpool ka fituar 10 nga 12 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke humbur vetëm një herë, pikërisht në “Old Trafford” në çerekfinalet e Fa Cup.

Trajneri Jurgen Klop beson te suksesi në këtë sfidë.

“United është një skuadër e fortë dhe luan në shtëpi. Futbolli nuk është aq i lehtë. Kështu që ne duhet të gjejmë një mënyrë për t’i shkaktuar probleme atyre. Dhe ata do të përpiqen të bëjnë saktësisht të njëjtën gjë. Në këtë nivel, me këtë kundërshtar, në ‘Old Trafford’, më mirë të bëjmë një ndeshje vërtet të mirë, nëse duam të fitojmë diçka.”

Liverpool ka humbur në të dy takimet e fundit në Old Trafford, ndësa ka fituar vetëm dy herë në këtë stadium në 10 vitet e fundit.

Klan News