Manchester United u mposht me rezultatin 2-1 nga Brighton, në një duel që rezultoi dramatik. Danny Welbeck gjeti rrugën e rrjetës për Brighton në minutën e 32.

Në minutën e 60-të, ishte Diallo i cili vendosi baraspeshën, duke barazuar për United. Skuadra e Ten Hag shënoi në minutën e 71, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Kur u mendua se do të përfundonte në barazim 1-1, Joao Pedro, shtangu “Djajtë e Kuq” me golin e fitores në minutën e 95.

Për United bëhet e vështirë pasi javën e ardhshme do të përballet me Liverpool, ndërsa Brighton luan në transfertë ndaj Arsenalit.

Tv Klan