Përhapja e universit nuk po ngadalësohet apo frenohet. Kështu janë përgënjeshtruar përfundimet e një studimi të mëparshëm, sipas konkluzioneve të arritura tani nga universiteti britanik Southampton, me përfshirjen e dy shkencëtarëve çmim Nobel për fizikën, Adam Reiss dhe Brian Schmidt.

Ka qenë një gabim kalkulimi theksojnë shkencëtarët, duke rikonfirmuar korrektësinë e përllogaritjeve që universi vijon në fakt të zgjerohet, me ritëm të shpejtë, dhe ky është dhe vijon misteri që ende nuk jemi në gjendje të shpjegojmë.

Sikurse përpjekjet vijojnë për të kuptuar se cfarë është në të vërtetë energjia e errët, e ta marrim të mirëqenë që ekziston.

Gjithçka shpegojnë autorët, rrotullohet përreth supernovave te tipit A, që gjenerohen nga shpërthimi i yjeve të bardhë.

Këto supernova përmbajnë profile shkëlqimi që janë karakteristikë, dhe që prej kësaj etiketohen qirinjtë e Universit, pra edhe pika referimi për të matur distancat kozmike.

Dhe këto matje kërkojnë verfikime të jashtëzakonshme dhe mjaft të sakta.

Klan News

/tvklan.al