Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë inauguroi kampusin e ri të Fakultetit të Shkencave Mjekësore, i cili do të ofrojë infrastrukturë dhe kurrikula europiane për studentët shqiptarë dhe të huaj.
“Nuk mund të ketë një arsim të lartë pa një infrastrukturë të domosdoshme që t’i përgjigjet kërkesave, jo thjesht të tregut, por kërkesave të mësimdhënies me një cilësi dhe një standard të lartë, kërkesave të kërkimit shkencor dhe aq më tepër të përputhjes së kësaj infrastrukture me zhvillimet teknologjike që kanë ndodhur sot”, tha Anastas Angjeli, presidenti i Universitetit Mesdhetar.
“Një projekt që përmbush misionet dhe qëllimet e çdo universiteti dhe më konkretisht me prioritet Fakultetin e Shkencave Mjekësore që ne kemi, dhe për të qenë njëkohësisht i kompletuar për të bërë punë kërkimore, praktika më konkrete”, tha Adrian Civici, rektor i Universitetit Mesdhetar.
“Të krijojmë mundësinë që studentët tanë të kenë formimin e nevojshëm, atë formim që do t’i përgatisë nesër për të qenë pranë të sëmurëve nëpër spitale, apo për të qenë në klinika apo në shtëpi për t’u dhënë atyre ndihmën e nevojshme”, tha Mihal Tase, dekan i Fakultetit të Mjekësisë.
Kampusi i ri është projektuar për të përmbushur standardet më të larta të infrastrukturës arsimore. Ai përfshin auditore të pajisura me teknologji të avancuar dhe laboratorë modernë për praktika mjekësore e shkencore.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 