Marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar mes Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe Spitalit Universitar të Traumës është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet arsimit të lartë dhe praktikave shëndetësore. Falë kësaj marrëveshjeje, studentët do të mund të bëjnë praktika profesionale në Spitalin e Traumës.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhe Spitali Universitar i Traumës nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim avancimin e kualifikimeve dhe praktikave profesionale në fushën e shëndetësisë. Marrëveshja u firmos nga Rektori i Universitetit Mesdhetar, Adrian Civici, dhe Drejtorja e Spitalit të Traumës, Edlira Bode.

Kjo marrëveshje synon t’u ofrojë studentëve mundësinë të zhvillojnë praktika profesionale dhe internship-e në Spitalin Universitar të Traumës, duke u përgatitur kështu për sfidat e botës reale të punës. Përveç kësaj, palët angazhohen të bashkëpunojnë në projekte të përbashkëta kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shfrytëzuar kapacitetet e tyre përkatëse për të kontribuar në avancimin e fushës së shëndetësisë.

Klan News

/tvklan.al