Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë është kthyer në një universitet lider për maturantët. Me nisjen e raundit të dytë të aplikimeve, Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Mihal Tase, fton të rinjtë të aplikojnë në formularin A2, pasi kuotat janë të limituara.
“Në datat 20 deri në 22 shtator është shansi i fundit për maturantët të aplikojnë në Fakultetet e Shkencave Mjekësore të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, i cili i mirëpret të gjithë ata me mundësi moderne për formimin e tyre profesional.”
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, përmes Fakultetit të Shkencave Mjekësore, ofron një ndër programet më cilësore dhe bashkëkohore në fushën e shëndetësisë.
“Këtë vit i mirëpresim studentët në kampusin e ri universitar të Fakultetit të Shkencave Mjekësore, që është i pajisur me laboratorë modernë dhe të mirë për edukimin e tyre në fushën e shëndetësisë.”
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ofron 50 programe studimi në 4 fakultetet e tij. Programet e studimit janë të orientuara drejt praktikës dhe tregut të punës.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 