Kjo do të jetë një nga urat më të gjata në botë – me një gjatësi prej rreth 42 km dhe që i ka kushtuar qeverisë së Hong Kongut të paktën 15 miliardë dollarë.

Pritet të përfundojë në fund të vitit 2017, ura Hong Kong-Macao-Zhuhai nuk ka qenë kurrë larg polemikave.

Të paktën 9 vetë kanë vdekur dhe me shumë se 300 vetë janë plagosur gjatë ndërtimin të saj.

Projekti, i cili lidh Zhuhai në Provinca Guangdong me Hong Kong dhe Makao, është ura më e gjatë mbi det në botë.

Puna kryesore e ndërtimit e urës përfshiu një urë të gjatë 22.9 km, dy ishuj të bërë nga njeriu dhe një tunel nënujor 6.7 km i cili ka përfunduar.

Në vitin 2015, The Guardian e quajti megastrukturën një nga “shtate mrekullitë e botës moderne pranë përfundimit”.

Ura do të shkurtoje kohen e udhëtimit nga Hong Kongu ne Zhuhai dhe Makao nga tre ore aktualisht në vetëm 30 minuta.

Tv Klan