Çifti i famshëm, Dylan Sprouse dhe Barbara Palvin, janë bërë prindër për herë të parë, pasi mirëpritën në jetë vajzën e tyre rreth tre javë më parë.

Vetëm një ditë më parë, 28 shtator, ata ndanë një foto në rrjete sociale, teksa mbanin në krahë vogëlushen e tyre, e cila lindi më 7 shtator, pikërisht në “Labor Day” (Dita e Punës në SHBA).

“E morëm Ditën e Punës literalisht këtë vit”, shkruajnë ata në postim.

Aktori 34-vjeçar dhe modelja 32-vjeçare u kurorëzuan në martesë në korrik të vitit 2023.

Sprouse kishte njoftuar në maj se ai dhe bashkëshortja e tij po prisnin fëmijën e tyre të parë, gjatë Festivalit të 79-të të Filmit në Kanë, në Francë.

Në korrik, aktori zbuloi se po prisnin vajzë gjatë episodit të parë të podcast-it të tij “Wildmen”. “Dëshiron t’ua thuash ti?”, e pyeti Palvin në atë kohë.

“Po, ne po e thërrasim ‘principessa’”, u përgjigj Sprouse, duke shpjeguar se bëhet fjalë për fjalën italiane “princeshë”.

/tvklan.al