Myrto Uzuni dhuroi spektakël në Leagues Cup, duke realizuar 3 gola në sukesin e radhës të Austin në përballjen me skuadrën meksikane Puebla, duke marrë topin e përballjes në shtëpi.
Sulmuesi shqiptar shënoi dy gola brenda 10 minutave të para dhe të tretin në të 34’.
Këto gola ishin vendimtar, pasi vendosën suksesin 3 – 0 të ekipit amerikan në ndeshjen e dytë të këtij turneu ndërkombëtar. Ky është tregolëshi i parë për Myrto Uzunin me Austin.
Uzuni dha asist pak ditë më parë në fitoren 2 – 0 ndaj Tijuana, po në Leagues Cup. Ky aktivitet zhvillohet me ekipeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika.
Debutim i suksesshëm te Kayserispor për Taulant Seferin. Sulmuesi shqiptar ishte shënuesi i vetëm në fitoren 2 – 0 në fushën e Vanspor në Ligën e Parë Turke.
Seferi tundi rrjetën në minutën e 9’ dhe të 56’. Nuk zhgënjeu këtë javë edhe sulmuesi tjetër i Kombëtares, Giacomo Vrioni.
Ai realizoi golin për Wolfsberger në barazimin 1 – 1 me Salzburg në javën e dytë të Bundesliga Austriake. Në takimin e kaluar në kampionat Vrioni shënoi 2 gola.
/tvklan.al












Botërori 2026 
