V-Boxing, një lojë revolucionare e zhvilluar nga Refract në Singapor, është sjellë për herë të parë në Shqipëri për t’u testuar nga sportistët më premtues të vendit, falë iniciativës së Federatës Shqiptare të Sporteve Elektronike.
Ky aktivitet unik solli një përvojë të pazakontë, ku realiteti virtual u bashkua me sportin fizik, duke krijuar një formë të re gare dhe ndërveprimi.
Të rinjtë patën mundësinë të provojnë këtë teknologji të avancuar, që ndërthur lëvizjen reale me lojën virtual; dy sporte në një!
Ata dhanë përshtyjpjet tyre për këtë eksperiencë unike.
“Ishte një eksperiencë shumë e bukur, ishte një gjë shumë e lezetshme. Shpresoj që të promovohet sa më shumë. Ishte shumë reale.”
“Hera e parë e imja që provojë një lojë kaq fantastike, një risi dhe eksperiencë shumë e bukur.”
“Kjo është diçka e re, risi në tregun shqiptar. Mund të themi që është akoma në faza prove, por mund të themi që FSH arrita mundësinë ta sjelli në Shqipëri.”
“Është një inovacion shumë i bukur, normalisht ka shumë punë për të bërë për t’u nxjerr në treg si lojë dhe shpresoj që kjo lojë të fuutet në Lojrat Olimpike.”
Për praktikuesit e tij, V-Boxing nuk është thjesht një lojë, por është një eksperiencë që sfidon kufijtë mes teknologjisë dhe sportit.
Dhe prezantimi i saj, është një hap i madh përpara drejt së ardhmes së sporteve elektronike në Shqipëri!
Klan News