Dokumente të reja gjyqësore kanë zbardhur vlerën e pasurisë që la pas aktorja amerikane Hayden Panettiere, e cila arrin në më shumë se 6.2 milionë dollarë, ose rreth 5.3 milionë euro. E gjithë kjo pasuri pritet t’i kalojë vajzës së saj 11-vjeçare, Kaya.

Sipas mediave amerikane, aktorja nuk kishte lënë testament, ndaj vajza e saj rezulton trashëgimtarja e vetme. Megjithatë, për shkak të moshës së mitur, pasuria do të duhet të administrohet nga një person i caktuar për këtë qëllim.

Babai i vajzës, boksieri ukrainas Wladimir Klitschko, i ka kërkuar gjykatës që këshilltarja financiare Melissa Moskal Bencivenga të marrë përsipër administrimin e aseteve. Ai ka kërkuar gjithashtu mbrojtjen e sendeve personale të aktores, pasi ka ngritur shqetësime për zhdukjen e disa prej tyre, përfshirë bizhuteritë.

Hayden Panettiere u bë e njohur për publikun përmes roleve në serialet “Heroes” dhe “Nashville”, si dhe në filmat e sagës “Scream”. Ajo ndërroi jetë më 16 gusht, në moshën 36-vjeçare.

Sipas përfundimeve të hetimeve, shkak i vdekjes ishte efekti toksik i fentanilit dhe medikamenteve të tjera. Rasti u klasifikua si vdekje aksidentale, ndërsa hetimet policore përfunduan në muajin tetor.

/tvklan.al