Një gazetar i vendosur përpara pyetjeve të 10 gazetarëve të vegjël që e futën “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Nga karriera shumëvjeçare, fillimet e vështira, të qenët nxënës i përjetshëm e deri te prindërimi, Blendi Salaj tregoi shumë prej copëzave të personalitetit të tij.

Një prej temave që u ndal biseda ishte edhe rritja e fëmijëve. Ai është baba i një djali 13 vjeç dhe një vajze 5 vjeçe dhe edukimi për të dy ndryshon. Blendi tregon vlerat që po përpiqet t’i mësojë secilit, por vajza, si pika e dobët për babain, duket se ka nevojë vetëm për një fjali.

Blendi Salaj: Unë atij mundohem t’i them të jetë i drejtë, të jetë i fortë, të jetë i matur dhe i guximshëm. Nuk dua as të marrë nëpër këmbë, nuk dua as ta marrë njeri nëpër këmbë, nuk dua as që të jetë i trembur nga diçka dhe nuk dua që të jetë i padrejtë. Dua që të jetë një burrë me kuptimin e vërtetë të fjalës.

Alketa Vejsiu: Po vajzës çfarë i thua?

Blendi Salaj: Vajzës i them ti je garipja e babit. Ajo është në fakt, është shumë e fortë.

Alketa Vejsiu: Si të thotë vajza, do martohem me ty apo jo?

Blendi Salaj: Do të martohet me mua, po.

Alketa Vejsiu: Dhe ti çfarë i thua, me kë duhet të martohet vajza jote në fakt?

Blendi Salaj: Unë jam i hapur, po e mendoj./tvklan.al