Shkon në 350 mijë totali i vaksinave të kryera

Procesi i vaksinimit masiv kundër Covid-19 po vijon në të gjithë vendin. Deri më tani janë kryejë mbi 350 mijë injektime të vaksinave të ndryshme.

20 mijë persona kanë marrë të dy dozat e vaksinës. Aktualisht në sheshin Skënderbej po vaksinohen personat plus 60 vjeç ndërsa në të gjitha poliklinikat po injektohet vaksina për të sëmurët kronik nën këtë fashë moshore.

Që prej të hënës, qendrat shëndetësore kanë nisur të thërrasin për vaksinë të sëmuret kronik që janë 58 dhe 59 vjeç.

Për këtë kategori janë vënë në dispozicion dy vaksina AstraZeneca dhe Sinovac.

Ndërkohë që në të gjithë vendin personat mbi 60 vjeç po vaksinohen pa pritur thirrjen e mjekut të familjes, mjafton një mjet identifikimi.

Zbritja e fashës moshore në 60 vjeç nuk ju ka humbur mundësinë e vaksinimit dhe personave të tjerë më të moshuar.

Sa vjeç je?

-Jam 76, tani kisha mundësi erdha.

-Jam 66, erdha ta bëj tani se kam qenë sëmurë.

Procesi i vaksinimi në vend ka nisur në fillim të Janarit. Të parët janë vaksinuar bluzat e bardha, për të kaluar me mësuesit, të moshurit, efektivët e policisë, punonjësit e medias dhe të sëmurët kronikë.

Tv Klan