Hyrja masive e mijëra emigrantëve marokenë në Ceuta që shkaktoi viktima dhe kaos në kufirin spanjoll, nuk ishte rezultat i një plani të drejtpërdrejtë të autoriteteve marokene.

Megjithatë sipas shërbimeve të inteligjencës spanjolle ato nuk ndërhynë për ta ndaluar fluksin dhe më pas e shfrytëzuan situatën për përfitime politike.

Sipas hetimit, shkaku kryesor ishte përhapja e informacioneve të rreme në rrjetet sociale pas një vendimi të Gjykatës supreme të Spanjës.

Ky vendim u interpretua si një mundësi që emigrantët që arrinin në Ceuta të mos ktheheshin menjëherë, duke krijuar bindjen se Spanja do t’i pranonte.

Ndryshe nga raste të mëparshmee autoritetet marokene nuk reaguan për ta frenuar lëvizjen dhe gjatë festimeve të ditës së fronit kontrollet kufitare u reduktuan duke lejuar kalimin masiv.

Pas ngjarjes, Maroku e përdori krizën për të rikthyer në vëmendje pretendimet ndaj dy qyteteve spanjolle në veri të Afrikës.

Ndërkohë imazhet e eksodit u shfrytëzuan nga partitë e ekstremit të djathtë në Evropë për të forcuar retorikën kundër emigracionit.

Kriza solli edhe reagime në BE përfshirë masa të përkohshme nga Italia dhe kërkesa të disa shteteve për politika më të ashpra të emigracionit.

/tvklan.al