Nga Shkodra nisi turi i “Vala Fest”. Organizimi do të zhvillohet në disa destinacione të veçanta të Shqipërisë me qëllim promovimin e turizmit.

Sheshi para bashkisë në kryeqendrën veriut u kthye në një park ku të gjitha moshat gjenin veten. Nuk munguan lojërat për fëmijët ndërsa bizneset promovuan produkte të tyre.

Edhe në këtë organizim të “Vala Fest” Dj të ndryshëm sollën muzikën më të mirë.

 “Vala Fest është viti i dytë që organizohet. Është një koncert lëvizës në qytetet bregdetare. Sivjet kemi zgjedhur pikërisht Shkodrën për arsye të dashamirësisë që kanë ndaj artit. Jemi sivjet me artistë shumë të njohur kombëtar dhe ndërkombëtar”, tha organizatorja Linda Sinani.

Vala Fest zgjat për dy ditë në Shkodër, ndërsa eventi u mbështet nga Ministria e Turizmit dhe Bashkia Shkodër.

Klan News

/tvklan.al