Më shumë se 90 persona u arrestuan pas demonstratave të dhunshme të organizuara nga grupet e ekstremit të djathtë kundër xhamive dhe myslimanëve, që u shndërruan në trazira në disa qytete të mëdha të Mbretërinë e Bashkuar mbrëmjen e së shtunën.

Trazirat u shtrinë në Hull, Liverpool, Bristol, Mançester, Blackpool dhe Belfast. Shumë dyqane u grabitën, ndërsa në shumë raste u sulmuan edhe forcat e policisë. Në Liverpool, protestuesit që janë kundër emigrantëve bënë fyerje islamofobike, por u përballën me një grup tjetër që mbështet emigrantët.

Tensionet kanë qenë të larta pas vrasjes së 3 vajzave të reja në një festë kërcimi në Southport të hënën. Protestat u nxitën nga lajmet e rreme se autori ishte një emigrant ekstremist islamik që qëndronte ilegalisht në vend. Autoritetet u detyruan të zbulojnë identitetin e tij edhe pse ai nuk i kishte mbushur ende 18 vjeç, duke nënvizuar se ai ishte lindur në Britani nga prindër nga Ruanda.

Kryeministri Keir Starmer u zotua t’u japë forcave policore “mbështetje të plotë” për të ndërmarrë veprime kundër “ekstremistëve” që përpiqen të “mbjellin urrejtje”.

Tv Klan