Valët e të nxehtit në Europë po bëhen më të shpeshta dhe më ashpra, saqë po bëhen gjithë e më pak të përballueshme nga trupi i njeriut. Paralajmërimi vjen nga ekspertët e Agjencisë Europiane për Ndryshimet Klimatike dhe Organizatës Botërore të Meteorologjisë, të cilët thonë se një pjese të mirë të banorëve të jugut të kontinentit, valët e të nxehtit ishin aq të fuqishme sa u shkaktuan nivele të larta stresi.

Më të rrezikuarit janë personat që janë të detyruar të të punojnë në ambiente të jashtme në kulmin e vapës, të moshuarit, ose të sëmurët, veçanërisht ata me probleme zemre dhe diabeti. Raporti konstaton se Korrikun e kaluar që ishte edhe më i nxehti në histori mes pararendësve të tij, numri i vdekjeve u rrit me 7% më shumë se normalja.

Shkak mendohet se ka qenë pikërisht vapa me temperatura që arritën deri në 46 gradë Celcius. Sipas raportit, vdekjet e shkaktuara nga valët e të nxehtit në Europë janë rritur me 30%, në dy dekadat e fundit. Në shkallë botërore, muaji i kaluar ishte më i nxehti i Marseve të derimë tanishëm, ashtu si edhe të gjithë muajt e tjerë që nga Korriku i kaluar.

Çrregullimet e shkaktuara nga ngrohja globale janë bërë shkak fenomene të tjera si thatësira e përmbytjet masive. Ekspertët rekomandojnë që sa më parë të hiqen nga përdorimi karburantet fosile, shkaktaret numër 1 të efektit serë.

Tv Klan