Me efekte luksoze në skenë dhe me virtuozitetin e saj në violinë, Vanesa Mej mbrëmë solli një pjesë të kulturës botërore, në hapjen e një nga festivalet më të begatë të kulturës në vend – Edicioni i 59-të i festivalit “Vera e Ohrit”. Në 40 ditët e ardhshme muzikantë vendas dhe të huaj, artistë dramatikë dhe të tjerë do të interpretojnë në skenat atraktive, kryesisht në pjesën e vjetër të qytetit, para publikut i cili planet e verës zakonisht I bën në përputhje me programin e festivalit. Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, mbrëmë bëri thirrje të ndërtojmë kulturë e cila do të pasqyrojë pasurinë dhe traditat e ndryshme në Maqedoninë e Veriut, por edhe respektin dhe përgjegjësinë ndaj natyrës, e cila na është dhuruar në besim.

 “Duhet të bëjmë gjithçka brenda fuqive tona që të ruajmë statusin e Ohrit si qytet në UNESKO. Të lëmë hapësirë për të tjerët brenda nesh dhe të synojmë drejt një pajtueshmërie qytetare të vërtetë, përmes drejtësisë dhe faljes. Duke ndërtuar një shoqëri për të gjithë, të rikujtojmë se në i përkasim njëri-tjetrit dhe të gjithë së bashku I përkasim hapësirës së gjerë kulturore dhe civilizuese evropiane”.

Festivali “Vera e Ohrit” sipas ministrit të Kulturës Husni Ismaili është ambasadori më i madh i kulturës dhe artit i Maqedonisë në botë.

Tv Klan