Edhe në ditën e 3 të vitit çmimet në treg nuk kanë ndryshuar. Kanë mbetur të larta pasi malli është furnizimi i Vitit të Ri. Një pjesë e tregtarëve nuk kanë dalë të shesin pasi produktet i kanë shitur me kohë dhe furnizimi i ri nga shumica bëhet pas katër ditësh. Në treg janë vërejtur edhe blerësit e parë, ata janë përballur me të njëjtat çmime por të detyruar ta blenë.

Qytetari: Jo, jo. Çmimet janë aty. Vetëm patate do ble dhe do iki.

Qytetarja: Para vitit të ri kanë qenë të shtrenjta tani normalisht duhet të bien, se janë ato gjëra që kanë ngelur normalisht.

Domatja shitet me 200 Lekë kilogrami, spinaqi 200, sallata jeshile 200, specat 250 dh kastraveci 250. Një prej tregtarëve e justifikon këtë çmim.

Shitësja: Spinaqin e kam shitur me 200 Lekë sot, me 80 e kam marrë 200 e shita.

Gazetarja: A të ka ardhur pak keq që ke abuzuar kaq shumë?

Shitësja: Absolutisht se këtë ditë kam pritur. Se një vit të tërë kam ndejtur si qen këtu duke e hedhur mallin me kuintal. Sot e kam pritur. Sot 31 dhe 30. Kam dal që dje në punë.

Kështu furnizimi i Vitit të Ri për një pjesë ka qenë e pamjaftueshme, ndërsa rritja e çmimit mbetet e pajustifikueshme./tvklan.al