Situata në frontin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa zhvillime të reja janë raportuar si në Detin e Zi, ashtu edhe në territorin rus.

Pamje të publikuara këtë të premte tregojnë tym të dendur që ngrihet nga një anije pranë brigjeve të Odesës.

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se forcat e saj goditën tre anije që, sipas saj, përdoreshin për transportimin e ngarkesave ushtarake ukrainase në Detin e Zi.

Ndërkohë, sulmet me dronë ukrainas brenda territorit rus kanë vijuar.

Kompania ruse e tregtisë online “Wildberries” njoftoi se një qendër logjistike në Jekaterinburg u përfshi nga flakët pas një sulmi.

Që nga mesi i korrikut, mbi 20 magazina të “Wildberries” janë goditur, në kuadër të fushatës ukrainase për të rritur koston e luftës për Rusinë.

Klan News

/tvklan.al