Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Pesë palestinez dhe një ushtar izraelit, gjetën vdekjen dje duke e çuar në 202 numrin e viktimave, ndërkohë që kryeministri Izraelit Ehud Barak deklaroi, se ishte pesimist në lidhje me mundësitë e fillimit të procesit të paqes, përpara takimit të tij me presidentin amerikan Bill Klinton në Washington. Shumica dërmuese e viktimave të Intifadës, që ka filluar më 28 Shtator, janë palestinezë dhe shumë pak izraelitë.

Ndërkohë udhëheqësi palestinez Jaser Arafat kërkoi me këmbëngulje dje një forcë mbrojtëse të Organizatës së Kombeve të Bashkuara prej dy mijë anëtarësh, por Izraeli i ka hedhur poshtë të dy këto plane. Arafati presidenti palestinez, u largua nga selia e OKB pa folur para gazetarëve. Një zëdhënës i Arafatit, nuk e hodhi poshtë propozimin francez, por ambasadori izraelit theksoi, se nuk e shihte të nevojshme praninë e një force të tillë ndërkombëtare.

Ambasadori amerikan Richard Hollbruk, vuri në dukje, se Izraeli kishte të drejtë të hidhte poshtë një forcë të tillë, sepse palestinezët nuk e kishin diskutuar fillimisht këtë çështje me ta./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame