Tensionet mbeten të larta në provincën spanjolle të Seutës në Afrikën veriore pas valës së emigrantëve që “pushtoi” vendin.
Sipas një përditësimi të fundit të qeverisë numri i viktimave ka shkuar në 67 vetëm në anën spanjolle të kufirit.
Herët në mëngjes këtë të shtunë një numër i vogël emigrantësh u panë të ngjiteshin nëpër barrierat ndarëse të kufirit në tentativë për futur në enklavë.
Njëkohësisht një grup i madh emigrantësh u shoqëruan nga policia dhe personeli ushtarak për në Marok përmes kalimit El Tarahal.
Autoritetet thanë të premten se kishin penguar një fluks të mëtejshëm, me shumicën e rreth 60 mijë njerëzve që kishin kaluar nga toka dhe deti që tashmë po kthehen vullnetarisht.
Herët në mëngjes policia filloi të instalonte një barrierë lundruese 500 metra të gjatë përgjatë kufirit me Marokun.
Barriera është projektuar të qëndrojë 30 deri në 70 centimetra mbi ujë dhe të shtrihet deri në një metër nën sipërfaqe. Guardia Civil gjithashtu do të vazhdojë patrullimin në zonë.
Kryeministri Spanjoll Pedro Sanchez falenderoi Marokun për ndihmën në përballimin e krizës ndërsa kritikoi vendet evropiane për reagimet që i quajti egoistë dhe të paligjshme.
Sanchez tha se kërkesa për largimin e vendit të tij nga zona Schengen është në kundërshtim me ligjin evropian, ligjin humanitar dhe parimet e solidaritetit të BE-së.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 