Atletja nga Uganda pjesëmarrëse në Olimpiadën e Parisit, Rebecca Cheptegei, nuk i mbijetoi plagëve të shkaktuara pasi ish i dashuri i saj vuri flakën.

Sipas mediave afrikane, 75% e trupit ishte djegur. Agonia e saj zgjati disa ditë pas ngjarjes së ndodhur të dielën në Kenia ku 33-vjeçarja stërvitej para garave.

Plagë më të lehta iu shkaktuan edhe ish të dashurit të sportistes, i cili gjithashtu u shtrua në spital.

Policia po heton për të zbuluar shkaqet e kësaj tragjedie që ka tronditur vendin. Cheptegei është sportistja e tretë që vdes për shkak të dhunës ndaj femrave prej Tetorit të 2021 në Kenia.

Rebecca Cheptegei u rendit e 44 në maratonën e mbajtur në lojërat e fundit olimpike.

Tv Klan