Fatos Zace humbi betejen me koronavirusin në Madrid të Spanjës

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër mjeku në radhët e bluzave të bardha shqiptare. Bëhet fjalë për mjekun ligjor, Fatos Zaçe, i cili u nda nga jeta pas një lufte të vështirë me Covid-19, në një spital të Madridit në Spanjë.

Lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Mjekut Durrës, në një postim në rrjetet sociale, lajm i hidhur u konfirmua dhe nga bashkëshortja e tij, doktoreshë Dhurata Zaçe.

Në njoftim theksohet se mjeku ligjor, Fatos Zaçe kishte një karrierë të gjatë në sistemin shëndetësor, ku 20 vitet e fundit punonte si mjek ligjor në Durrës. Para një viti doktori kishte dalë në pension dhe jetonte në Madrid tek vajzat e tij.

Prej mbërritjes së pandemisë në vendin tonë, Covid-19 ka marrë jetë edhe në radhët e bluzave të bardha.  

Klan News