Jon Landau producent fitues i çmimit Oscar i disa prej filmave duke përfshirë Titanic dhe Avatar ka vdekur në moshën 63-vjeçare.

Landau, i cili ishte partneri për një kohë të gjatë i regjisorit James Cameron. Sipas mediave producenti humbi jetën pas një beteje të gjatë më kancerin. Lajmin për vdekjen e tij e bën të ditur familjarët.

“Zemra ime është thyer, por gjithashtu shpërthen nga krenaria dhe mirënjohja për jetën e tij më të jashtëzakonshme, dhe dashurinë që ai më dha mua dhe të gjithë ata që e njihnin atë apo filmat e tij”, shkruajti në rrjetin e saj social motra e Jon. Pas lajmit për vdekjen e Landau, Cameron tha për The Hollywood Reporter se “ai ishte një producent i madh dhe një qenie e madhe njerëzore”.

Së bashku me Cameron ai ndihmoi në krijimin e prodhimit më të famshëm kinematografik të të gjitha kohërave vitit 1997, Titanic, i cili ishte filmi i parë që e kaloi shifrën prej 1 miliard Dollarësh në arkat botërore.

Filmat e mëvonshëm Avatar dhe vazhdimi i tij Avatar: The Way of Water, të cilët u publikuan në vitin 2009 dhe 2022, vazhduan të thyenin rekordin e Titanikut.

Klan News