Me dy golat e shënuar kundër Rayo Vallecano, Vedat Muriqi u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcas në La Liga me 55 gola, duke parakaluar legjendën Samuel Eto’o.

“Jam shumë krenar për veten, për gjithçka kam arritur. Por nuk dua të ndalem këtu. Dua që të sigurojmë qëndrimin në La Liga dhe të vazhdojmë të bëjmë histori së bashku”, tha Vedat Muriqi.

Këpucët me të cilat luajti në këtë ndeshje historike i ka dhuruar për muzeun e klubit. Sulmuesi nga Kosova është idhulli më i ri i tifozëve të Mallorcas, të cilët kërkojnë Topin e Artë për të.

“Këta njerëz janë të çmendur. Si mund ta fitoj unë Topin e Artë? Më duan shumë dhe unë i dua gjithashtu. Mbape nuk është rivali im për titullin e golashënuesit. Nuk e mendoj fare, por nëse ndodh do të ishte e bukur”, pohoi Muriqi.

Muriqi ka shënuar 21 gola në këtë sezon në La Liga dhe është vetëm 2 gola larg Mbape-së që ndodhet në vendin e parë të golashënuesve në Spanjë.

Tv Klan

/tvklan.al