1500 familje janë shpallur fitues nga programi i kredisë së butë, listë e cila pritet të miratohet në mbledhjen e këshillit bashkiak që do të mbahet të enjten.
Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku Erion Veliaj përmes rrjeteve sociale.
“Pavarësisht përndjekjes, izolimit dhe refuzimit të çdo takimi pune me stafin e bashkisë, çka ma vështirëson së tepërmi detyrën për t’i shërbyer si duhet qytetarëve që më kanë votuar, më vjen mirë që këtë javë bëjmë realitet ëndrrën e 1500 familjeve, të cilat janë shpallur fituese nga programi i kredisë së butë!”, shkruan Veliaj.
Kredia e butë nga bashkia Tiranë u jepet shtresave në nevojë dhe çifteve të reja për blerjen e një banese.
/tvklan.al












Botërori 2026 
