Kryetari i Bashkisë së Tiranës pati një reagim tjetër për përgjimet për të cilat u akuzua nga Partia Demokratike.

Vealiaj tha se kushdo që ndërton në Bashkinë e Tiranës ka një emër dhe mbiemër, kurse lejet e ndërtimit kanë dosje transparente për mënyrën e financimit.

“Dëshirat e mafias italiane për t’u futur në industrinë e ndërtimit janë dëshira të tyre dhe të PD-së. Ne nuk ndalojmë dëshira, por veprime konkrete”, vijon ai ne deklaratën e tij.

Kryebashkiaku sqaron se e vërteta është se asnjë leje e Bashkisë së Tiranës nuk është e ndikuar nga grupe interesash, të lidhura me biznese të paverfikueshme.

Ai i bën thirrje Prokurorisë që të hetojë cilindo që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës apo të çdo institucioni tjetër lidhur me histori të tilla dhe thotë se ish-deputeten Grida Duma, të cilën e akuzon si trafikante apartamentesh, do ta padisë në gjykatë për shpifje.

Tv Klan