Italiania: Tirana ka pësuar ndryshim rrënjësor

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i dhuroi “Kullën e Sahatit”, aktores se kinemasë italiane Ornella Muti.

“Kjo është Kulla e Sahatit, të cilën po jua dhuroj. Është kilometri zero i Shqipërisë. Të gjitha distancat maten nga Kulla e Sahatit. Dhurata më e çmuar që mund të të bëjë dikush është koha – koha që kemi jetuar, koha kur krijojmë miqësi, koha kur rritemi. Ju’a dhuroj edhe në kujtim të një kohe kur unë isha ende fëmijë, kur ne shqiptarët bënim marifetet me antenat të krijuara vetë, vetëm për të parë filmat tuaj. Të falenderoj për të gjitha kujtimet e bukura”.

Aktorja italiane vlerësoi ndryshimin e kryeqytetit dhe të Shqipërisë.

“Kam disa miq shqiptarë, të cilët më kishin thënë se kryebashkiaku juaj është shumë i veçantë. Tani mendoj se je vërtet i tillë, prandaj jam shumë e kënaqur që takoj një kryebashkiak si ju, plot ide të mrekullueshme. Herën e parë që kam ardhur në Tiranë kam qëndruar shumë pak, por tani shoh se qyteti ka pësuar një ndryshim rrënjësor. Po ashtu, edhe Shqipëria ka bërë një përparim të dukshëm. Kjo më duket diçka e mrekullueshme. Ju e meritoni, pas gjithë atyre viteve të vështira”.

Gjatë vizitës së saj në Tiranë, aktorja Ornella Muti vizitoi disa nga pikat më tërheqëse. Ajo ndodhet në kryeqytetin shqiptar pasi do të jetë pjesë e spektaklit “Krishtlindje në Tiranë”, që do të transmetohet në Klan Plus.

Tv Klan