Gjykata ndau në dy pjesë dosjen ku i pandehur është edhe kryetari i bashkisë së Tiranës.
Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në një proces të zakonshëm, ndërsa për 11 të pandehur të tjerë do të ketë një proces të shkurtuar. Veliaj dhe Xoxa do të gjykohen në proces të zakonshëm.
Gjykim të shkurtuar do të ketë për 11 të pandehur të tjerë. Gjykata e Posaçme çeli shqyrtimin gjyqësor për dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 16 personave të tjerë.
Pasi dëgjoi kërkesën e SPAK për gjykimin e tyre për disa akuza, më të rëndat ato të korrupsionit e pastrimit të parave, treshja e gjyqtarëve u shprehën mbi kërkesën për gjykim të shkurtuar për 11 prej tyre, duke e pranuar dhe çuar kështu ndarjen në dy pjesë të procesit.
Për 11 të pandehur në 20 maj do lexohet pretenca e SPAK, teksa për të tjerët, përfshi kryebashkiakun, Veliaj dhe bashkëshorten e tij, do të vijojë me procedurë të zakonshme.
Në nisje të seancës së kësaj të hëne, GJKKO rrëzoi disa kërkesa të kryebashkiakut, që lidheshin me transmetimin live të gjyqit, daljen e tij nga kafazi i qelqtë dhe njohjen me 34 fashikuj të tjerë të dosjes.
Rrëzimi i kërkesave u konsiderua i padrejtë nga avokati i Veliajt, Plarent Ndreca.
Pas seancës së kësaj të hëne, GJKKO do shortoje sërish dosjen për të caktuar trupën e re gjyqësore për Veliajn.
Gjykim i shkurtuar
Elman Abule
“Rametal” sh.p.k.
Fatmir Bektashi
“Kontakt” sh.p.k.,
Ina Goxhaj,
Frosina Bollo,
OJF “Frobolus”,
Adela Kondakçiu,
Klotilda Bushka,
Flutur Xhani
Fatjon Baçi
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 