“Lul Basha karagjoz, po na ofron memet deputetë”

Një ditë pas deklaratave të Agron Dukës dhe Dashamir Shehit se do të jenë në listën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit, ka reaguar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, njëherësh edhe drejtues politik për qarkun e Tiranës.

“Këtu diskutohet për fatet e vendit. Imagjinoni që pandemia të na kishte kapur me Nard Ndokën ministër Shëndetësie. Dash Shehi ka qenë… Ok, klub tërë jetën, punë e tij, ndoshta ajo është më e padëmshme se Gërdeci dhe shëndetësia e shkatërruar. Por prapë them se memet po bëhen kandidatë për deputetë dhe është ndoshta misioni i brezit tuaj që në vend që të jetë brezi sportiv dhe t’i marrë gjërat me humor, të jeni brezi serioz sepse të rriturit po bëhen karagjozë dhe po na ofrojnë memet për deputetë”.

Gjatë një bashkëbisedimi me një grup të rinjsh në 29-vjetorin e FRESSH, Veliaj tha se Partia Demokratike nuk mund të ketë të ardhme.

“Kam kuptuar që nuk mund të ketë të ardhme një parti kur thotë, duam ndryshim, ne jemi shpresë e re dhe kandidatët për deputetë janë Fatmir Mediu, Dash Shehi dhe Nard Ndoka. Sepse duket sikur po bëhen gjithë memet deputetë. Imagjino, këta njerëz kanë qenë deputetë kur unë kam qenë 11 vjeç. Unë sot jam 41, ata janë akoma shpresa e re e të djathtës. E kuptoni se çfarë diference masive kemi ne me ata që kemi përballë”.

Sipas Veliajt, fatkeqësitë natyrore që kanë prekur vendin kohët e fundit, janë menaxhuar nga puna e kësaj mazhorance.

Tv Klan