Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka liruar nga detyra nënkryetarët Ilir Mëngra dhe Vasilika Vjero.
Kjo e fundit mbante postin e nënkryetares për financat dhe zhvillimin ekonomik që prej korrikut të vitit 2025.
Bashkia njofton se Veliaj ka emëruar Etleva Bishën si nënkryetare të bashkisë.
Sipas Bashkisë Tiranë, Bisha vjen në këtë detyrë me një profil të spikatur politik dhe profesional.
Lëvizjet e kryebashkiakut Veliaj janë bërë nga paraburgimi i Fierit ku edhe u transferua pak ditë më parë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
