Trupa e Gjykatës Kushtetuese, këtë të hënë, mori vendimin lidhur me ankimimin e Erjon Veliajt, duke e cilësuar si antikushtetues shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Gjithashtu Kushtetuesja rrëzoi dekretin e Presidentit Begajn për zgjedhje të pjesshme në kryeqytet.
Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese 5 vota pro dhe 3 kundër, Erion Veliaj vazhdon nga sot të jetë sërish kryebashkiaku i Tiranës. Por, cila do të jetë e ardhmja e tij në politikë dhe çfarë do të ndodhë me betejën e tij për drejtësi?!
Analisti Baton Haxhiu i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan tha se për shkak të izolimit Veliaj e konsideron veten si viktimë politike. Ky “status” që ai i ka vendosur vetes, sipas Haxhiut do e çojë në një rrugë të vetme, betejë me kryeministrin Edi Rama…
Baton Haxhiu: Një muaj më herët këtu kemi thënë që Erjon Veliaj është i izoluar dhe kohë të mjaftueshme për të bërë beteje politike. E kam pritur në këtë rezultat, të Gjykatës Kushtetuese, nuk jam i befasuar për asnjë gjë. Beteja tani e tutje është që duke qenë i mbyllur, ai mendon se është viktimë politike. Pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese ai mendon se është viktimë politike. Duke qenë se mendon se është një viktimë politike ai ndo ta nisë betejën politike.
Blendi Fevziu: Mendon që do e nisë?
Baton Haxhiu: Po nuk ka rrugë tjetër më. Ai nuk dha dorëheqjen. Moralisht nuk i intereson më nëse është i akuzuar për korrupsion. Kategorinë morale e ka larguar nga koncepti. E rëndësishme është që këtu në këtë moment pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e kemi kategorinë morale të funksionimit të njeriut dhe kategorinë e lirive dhe të drejtave të njeriut. Kategoria be lirive dhe të drejtave të njeriut thotë që e merr një vendim gjykata dhe e shpall të pafajshëm dhe shteti ia kompenson të gjitha.
Blendi Fevziu: Pra ti mendon se ai do të përplaset me Ramën?
Baton Haxhiu: Nuk ka rrugë tjetër. Një njeri që e respekton kryetarin e Partisë Socialiste për ato që kanë ndodhur, jep dorëheqjen dhe liron vendin, nuk mban peng kryeqytetin.












Botërori 2026 
