“Synimi i kundërshtarëve është përçarja”

Erion Veliaj në cilesinë e drejtuesit politik të Partisë Socialiste në Tiranë ka vijuar turin e tij të prezantimit të kandidatëve që do të përfaqësojnë këtë parti në zgjedhjet e 25 Prillit. Së pari u ndal në njësinë 9, ku komentoi bllokimin e Rinasit.

“Unë besoj që në finale këtu nuk është puna e majtë apo e djathtë, por kush janë njerëzit e punës dhe kush janë njerëzit e bllokimit, kjo është një betejë midis qytetarisë edhe vulgaritetit, kush respekton rregullat dhe thotë jeta para votave, jo vota para jetës.”

Takimet elektorale i zhvendosi në Pezë ku komentoi skuadrën kundërshtare që sipas tij  nuk lënë rast pa e shfrytëzuar për të përçarë.

“Ne e shohim çdo krizë si një mundësi për të shërbyer. Ndërkohë, më rezulton se ka dhe të tjerë që çdo krizë në vend që ta shikojnë për të shërbyer e shikojnë për të shqyer, për të përçarë. Beteja nuk është mes të majtës dhe të djathtës, por midis atyre që ftohen të shërbejnë dhe atyre që ftohen të na përçajnë dhe ta shqyejnë Shqipërinë, siç e kanë bërë gjithë këto vite,”

Për Veliaj avantazhi i Partisë Socialiste është ndryshimi i skuadrës çdo mandat, ndërsa PD sipas tij ka të njëjtën si në vitin 1996.

Tv Klan