“Të gjitha ambientet do të dezinfektohen”

Vendimi për të hapur dyert e shkollave në Shtator, kryebashkiaku i Tiranës tregon se nuk i ka gjetur të papërgatitur. Veliaj lajmëron se janë gati për të bërë dizinfektimin në çdo moment që do të vendoset që fëmijët t’i rikthehen bankave të shkollave dhe t’i sigurohen atyre kushtet e nevojshme në këtë kohë pandemie.

“Në çdo datë që do qeveria, ne jemi gati të bëjmë atë që bëmë për kopshtet dhe çerdhet”.

Kryebashkiaku gjatë inspektimit të punimeve në disa rrugë në zonën e Kombinatit angazhohet për ritme të shpejta për ndërtimin e shtëpive individuale të dëmtuara nga tërmeti, duke lajmëruar se kanë përfunduar tashmë disa prej tyre.

Tv Klan