Krybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj thotë se protesta e organizuar para bashkisë u zhvillua për qëllime personale. Nga Farka ku zhvilloi një takim me administratorët e Njësive Administrative të Tiranës, Veliaj nuk i kurseu akuzat ndaj PD dhe pjesëmarrësve në protestë.

Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Tiranë: Kur shikoj që drejton protestën Argita me Shkëlzenin para Bashkisë së Tiranës për diçka që është nën hetim, ende s’ka mbaruar hetimi, ende s’është bërë seanca e parë në gjykatë. Dhe kur mendoj që pinjollët e familjes që i ka shkaktuar më shumë të zeza këtij vendi, që i ka veshur më shumë gra me të zeza duke filluar nga Piramida, te vëlla-vrasja e 97-ës, te 21 Janari, te Gërdeci, do me thënë t’i lësh Bashkinë e Tiranës Shkëlzenit dhe Argitës, të ta hedhin në herë siç bënë me Gërdecin. Vetë thonë lironi babin dhe ndërkohë kanë kurajo për një gjë që s’ka përfunduar akoma hetimi.

Në fokus të akuzave të kryebashkiakut ishte dhe kryetari i PL, Ilir Meta.

Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Tiranë: Ilir Meta s’shkon dot në Krrabë, e kuptoj që ka marrë malet por në sensin që akoma nuk harrohen bëmat e tij, akoma nuk harrohet blloku i Ilir Metës, akoma nuk harrohet një parti familjare, private dhe e shqyer. Imagjino t’i lësh Ilir Metës qytetin dhe me gjendjen e rënduar që është tani imagjinoni se çfarë i bën Tiranës ai.

Veliaj tha se ish-zyrtarët e arrestuar të Bashkisë së Tiranës duhen të përballen me organet e drejtësisë.

Klan News