Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk është paraqitur këtë të diel në Spitalin Memorial të Fierit, siç ishte planifikuar nga Drejtoria e Burgjeve, në mënyrë që të hënën të kryente ndërhyrje kirurgjikale në këmbën e dëmtuar.
Përmes një reagimi për mediat, Veliaj thotë se ka bërë një kërkesë të premten në gjykatë që ndërhyrja të kryhet në një spital që zgjedh familja e tij.
“E vërteta është se as e kam kërkuar dhe sigurisht e kam refuzuar operimin në një spital të imponuar nga ai që më internoi në Fier, kryeministri i vendit”, shkruan Veliaj.
Ky vendim vjen pas debateve në distancë me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve mbi mënyrën se si është trajtuar çështja e tij shëndetësore.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
