“Bashkëpunoni me njëri-tjetrin, vetëm kështu ecni përpara”
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me nxënësit ekselentë të shkollave “Sinan Tafaj” dhe “Andon Zako Çajupi”.
“Në një vend i cili është prekur gjithashtu, nga histeria e mediave sociale, e lajmeve të rreme, e atyre që quhen fakte alternative, unë besoj se kush është i mirë, mbetet, pavarësisht se ndonjëherë ‘llumi’ shkon lart dhe ajka poshtë, është vetëm çështje kohe sa ajka e shoqërisë, më të mirët, të jenë lart. Po të jeni të fokusuar, jam i sigurt se do të mbërrini në finish dhe do të shkëlqeni”.
Veliaj tha se nxënësit ekselentë duhet të shtrijnë këndvështrimin e tyre përtej të qenit nxënës të mirëdhe të jenë qytetarë të mirë.
“Po ta shikojmë njeri-tjetrin me këtë sy, ne mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme. është provuar edhe më parë se ky qytet mund të çohet përpara, por edhe është mbushur me plehra. ama, e kemi bërë kryeqytetin europian të rinisë, të sportit dhe vitin tjetër do të jetë i kulturës”.
Sipas kryebashkiakut, reputacioni i shkollave të kryeqytetit varet nga historitë e suksesit që shkruajnë vetë njerëzit dhe jo nga historitë e së kaluarës.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 