Në prag të sezonit turistik, Velipoja synon të ofrojë më shumë hapësira publike, çmime të kontrolluara dhe standarde të përmirësuara shërbimi për pushuesit. Bashkia Shkodër ka nisur zbatimin e masave për organizimin e vijës bregdetare, duke vendosur kufij për tarifat dhe duke shtuar infrastrukturën publike në zonë.

Mbi 30 për qind e vijës bregdetare në Velipojë do të jetë plazh publik pa pagesë për pushuesit. Ndërkohë, Bashkia do të menaxhojë edhe katër plazhe ekonomike, ku çmimi për çadër dhe dy shezlongë nuk do të jetë më shumë se 500 lekë.

Sipas drejtorit të Planifikimit Strategjik, Bekim Mema, edhe operatorët privatë do të duhet të respektojnë kufirin maksimal të tarifave, pasi çmimi për çadër dhe shezlongë në plazhet private nuk do të kalojë 900 lekë gjatë këtij sezoni veror.

Paralelisht me organizimin e hapësirave në plazh, ka nisur edhe puna për përmirësimin e infrastrukturës mbështetëse.

Tv Klan

/tvklan.al