“Vëllai i kryeministrit Edi Rama ka qenë i përfshirë në laboratorin e drogës në Xibrakë”, ka qenë kjo deklarata e bërë nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Bardhi ka thënë se denoncimin e tij e ka të mbështetur në prova dhe në fakte dhe për këtë arsye, drejtuesi i “Opinion”, Blendi Fevziu i ka bërë ftesë kreut të grupit të PD-së për të qenë pjesë e panelit të të ftuarve në emision javën tjetër për të folur për këtë çështje.

Blendi Fevziu: Këtu në studio keni deklaruar, edhe pse zhvillimet herë pas here nuk na kanë lejuar që të kthehemi, keni deklaruar që keni një material të madh, një zbulim të rëndësishëm që lidhet me një komision hetimor që nuk ju lejohej nga mazhoranca. A mund të më thoni për çfarë bëhet fjalë?

Gazment Bardhi: Së pari, komisioni bëhej fjalë për atë TIMS, se për çfarë bëhet fjalë ju kam vënë në dispozicion materialet.

Blendi Fevziu: Jam gati ta bëj emisionin për këtë, por kanë ndodhur zhvillime që jemi detyruar të merremi me rendin e ditës. Përse bëhet fjalë? Kush akuzohet me këtë?

Gazment Bardhi: Bëhet fjalë për një aferë ku është i përfshirë i vëllai i kryeministrit.

Blendi Fevziu: Në çfarë pozite?

Gazment Bardhi: Ka qenë i përfshirë në laboratorin e drogës në Xibrakë.

Blendi Fevziu: Po në çfarë roli?

Gazment Bardhi: Pastaj e dogjëm denoncimin. A do të më ftosh javën tjetër?

Blendi Fevziu: Po, të ftoj javën tjetër. A e keni hamendje, e keni analizë, apo e keni të mbështetur në fakte?

Gazment Bardhi: E kam analizë të mbështetur në dokumenta. Jam i gatshëm, nesër, të hënën, të martën, kur ju të dëshironi…

Blendi Fevziu: Jeni i sigurtë që janë fakte?

Gazment Bardhi: Po, janë fakte.

Blendi Fevziu: Javën tjetër unë po ju ftoj për këtë çështje.

/tvklan.al