Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk gjejnë paqe. Në një kohë që janë duke luftuar me koronavirusin dhe mbajnë vendin e parë për numrin e të infektuarve, tashmë shumë shtete rrezikohen edhe nga stuhitë e fuqishme.

Uragani Isaias ka shpërthyer në zonën e Karolinës së Veriut, duke goditur bregdetin me shira të fortë dhe erëra deri në 85 km/orë. Deri më tani nuk janë regjistruar humbje jete, por ka shkaktuar dëm materiale, rrëshqitje të mëdha toke, përmbytje dhe duke lënë mijëra shtëpi pa energji.

Guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper, në fundjavë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Ai u bëri thirrje banorëve të jenë në gatishmëri, por të mos harrojnë edhe kronavirusin. Ndërkohë që në qendrat e strehimi kërkoi të ruhen distancat.

Qendra Kombëtare e Uraganit paralajmëroi ditën e stome për “rrezikun e rritjes së stuhisë”. Isaia tani është drejtuar drejt Virginias, New Jersey dhe New York.

Uragani nisi si një stuhi tropikale pasi goditi ishujt në Karaibe javën e kaluar, por u cilësua si një uragan kategoria e parë ndërsa iu afrua Carolinas këtë fillim jave. Në Republikanin Dominikane dhe Porto Riko, Isaias vrau të paktën dy njerëz, si dhe shkatërroi shumë shtëpi.

Klan Plus