Ekspertët e Komisionit të Venecias e kanë përfunduar dokumentin me rekomandimet e kërkuara nga kryetari i Kuvendit për projektligjin për financimin e partive politik.
Në këtë dokument vlerësohet puna gjithëpërfshirëse por kërkohet që të detajohet teknikisht çdo element që do të bënte transparencë përmes raportimeve vjetore për të gjitha burimet e të ardhurave, shpenzimet, asetet, detyrimet, kreditë, borxhet dhe transaksionet e subjekteve politike veçanërisht në vitet zgjedhore.
E për një kontroll skrupuloz Komisioni Venecias kërkon që struktura e parashikuar në projektligj që do të funksionojë brenda KQZ të ketë përcaktime të qarta për të qenë e pavarur në kontrollin financiar.
“Forcimi i mbikëqyrjes së financimit të partive, duke përfshirë krijimin e mekanizmave të përcaktuar qartë për bashkëpunim midis Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe agjencive të tjera shtetërore, dhe sigurimin që Komisioni të ketë një mandat të qartë, autoritetin dhe burimet e mjaftueshme për të mbikëqyrur në mënyrë efektive dhe proaktive financimin e partive politike dhe për të hetuar shkeljet e dyshuara të rregulloreve të financimit politik; rregullimin në detaje të “strukturës përgjegjëse për financimin, monitorimin dhe kontrollin e financimit të partive politike” e cila është planifikuar të krijohet brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke përfshirë mbrojtjet e pavarësisë së asaj strukture; dhe forcimin e pavarësisë së ekspertëve kontabël të cilët janë të ngarkuar të auditojnë raportet financiare të partive”, thuhet në reagim.
Ekspertët kërkojnë rishikimin e dispozitave sanksionuese për të siguruar që sanksionet për partitë qe shkelin ligjin të jenë efektive, proporcionale dhe dekurajuese.
Ata propozojnë rritjen e masës së gjobave të caktuara administrative deri ndalimin e pjesëmarrjes së partive në zgjedhje.
/tvklan.al












Botërori 2026 