David Beckham ka refuzuar që të festojë ditëlindjen bashkë me djalin, Brooklyn Beckham dhe  bashkëshorten e tij, Nicola Peltz.

Sipas TMZ, javën e shkuar çifti fluturoi drejt Londrës për 50-vjetorin e ish-futbollistit. Burime për median kanë konfirmuar se kur dyshja kërkoi të takoheshin përpara festës, kërkesa e tyre s’mori përgjigje  pozitive.

Atyre iu tha se e vetmja mënyrë që të  festonin, ishte të bashkoheshin me David në një restorant. Në vend të kësaj, Brooklyn dhe Nicola zgjodhën një tjetër rrugë: i dërguan urimet e tyre.

Ata nuk u panë as në postimet e Victoria Beckham. Në foto shihen vetëm Romeo, Cruz dhe Harper Beckham. Edhe të dashurat e dy djemve, Kim Turnbull dhe Jackie Apostel ishin të pranishme në festë.

Në muajin prill, doli lajmi se Brooklyn nuk ka marrëdhënie të mira me vëllain e vogël, Romeo pasi ai është lidhur me Kim.

Deri më tani është thënë se Brooklyn ka pasur një lidhje kalimtare me Turnbull më parë, por Page Six konfirmon se s’ka pasur asgjë mes tyre./tvklan.al